Fushat e veprimtarise
  • Trajnime, Informim & Ndërgjegjësim

    FZKPM ofron trajnime në fushën e menaxhimit dhe transformimit të konflikteve, ndërmjetësimit, drejtësisë restauruese. Ndër vite janë organizuar trajnime, takime të shumta sensibilizuese me grupe të ndryshme si, gjyqtarë, prokurorë, oficerë policie, avokatë, ndërmjetës, pushtetin vendor, mësues, nxënës, etj. Ndërmjetësimi është promovuar gjithashtu dhe përmes medias së shkruar dhe elektronike.
  • Shërbimi i ndërmjetësimit

    Shërbimi i ndërmjetësimit ofrohet nga ndërmjetësit tanë profesionalë dhe të kualifikuar. 19 ndërmjetës janë të regjistruar nën subjektin juridik të FZKPM-së nga Komisioni Kombëtar për Licencimin e Ndërmjetësve. Ndërmjetësit tanë ofrojnë shërbimin në përputhje me ligjin për ndërmjetësimin dhe në bazë të parimeve të Kodit të Etikës së Ndërmjetësit të Fondacionit. Ne ofrojmë shërbimin e ndërmjetësimit në çështje civile, familjare dhe penale, sipas ligjit. Nëse keni nevojë për ndihmesën tonë, ju lutemi na kontaktoni, dhe do t’ju ofrojmë shërbim cilësor të ndërmjetësimit.
  • Drejtësia restauruese

    Drejtësia restauruese, një qasje alternative në zgjidhjen e pasojave që vijnë nga kryerja e një vepre penale, po promovohet, zhvillohet dhe zbatohet në mbarë botën. FZKPM, në bashkëpunim me aktorët institucionalë dhe me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm ka zbatuar projekte për promovimin dhe zbatimin e kësaj alternative edhe në Shqipëri, veçanërisht për të miturit.
  • Programi i ndërmjetësimit në shkolla

    Edukimi i brezit të ri me kulturën e paqes, tolerancës, mirëkuptimit, respektimit të diversitetit, dhe zgjidhjes së konflikteve përmes ndërmjetësimit ka qenë ndër komponentët kryesorë të FZKPM-së që prej krijimit të tij. Aktualisht programi po zbatohet në 19 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në 9 rrethe të vendit, me mbështetjen e Save the Children dhe programit SACP.
  • Studime

    Ndër vite, FZKPM, ka kryer shumë studime në lidhje me tema të ndryshme në fushën e demokracisë, zgjidhjes së konflikteve, ndërmjetësimit, drejtësisë restauruese, harmonisë fetare, etj. Për më shumë informacion për studimet e kryera nga FZKPM, shikoni rubrikën e publikimeve.
Programi i Vleresimit e Kualifikimit IMI
imi qualifying assessment program

INSTITUTI NDËRKOMBËTAR I NDËRMJETËSIMIT i njohur me akronimin IMI, përfaqëson një nismë jo-fitimprurëse në interes të publikut për të nxitur transparencën dhe për të vendosur standarde të larta për kompetencat në ofrimin e shërbimit të ndërmjetësimit në të gjitha fushat në mbarë botën. IMI-i është e vetmja organizatë në botë që tejkalon juridiksionet lokale për të vendosur standarde globale profesionale për ndërmjetësimit me përvojë, avokatët dhe për këdo që është i përfshirë në proceset negociuese dhe bashkëpunuese të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Në mënyrë që një ndërmjetës të jetë Ndërmjetës i Akredituar nga IMI-i, duhet të kualifikohet së pari nga një Program Vlerësues i Kualifikimit që të jetë i miratuar nga Komisioni i Pavarur për Standardet i INN-it.

FZKPM është një ndër Programet Vlerësuese të Kualifikimit, i miratuar nga IMI për vlerësimin e ndërmjetësve për të marrë certifikatën e IMI-it.

Me shume