Manual "SHËRBIMI I NDËRMJETËSIMIT DHE DREJTËSIA RESTAURUESE PËR TË MITURIT NË KONFLIKT ME LIGJIN - Për procedurat e ndërmjetësimit përmes gjykatës"



 

Manuali përmban një tërësi udhëzimesh dhe standardesh që duhen ndjekur nga gjykata lidhur me referimin dhe ofrimin e shërbimit të ndërmjetësimit për të miturit në konflikt me ligjin. Në manual përcaktohen hapat që nga faza fillestare e referimit të çështjes për ndërmjetësim, deri te rezultati përfundimtar i procesit të ndërmjetësimit (Këto faza janë përkatësisht: vlerësimi i rastit të të miturit nga gjyqtari nëse është i përshtatshëm për t’u trajtuar me ndërmjetësim, procedura e referimit për në shërbimin e ndërmjetësimit, procesi i ndërmjetësimit, dokumentimi dhe finalizimi i procedurës).