Parandalimi dhe Zgjidhja e Situatave Konfliktuese në Mjediset Shkollore përmes Rrethit të Paqes dhe Dialogut Restaurues

Projekti mbështetet nga: Programi i Asistencës Suedeze për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për Policimin në Komunitet

Periudha e zbatimit: Faza II  Maj - Nëntor 2014
Faza I Nëntor 2013 - Shkurt 2014
Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti pilot është krijimi i modelit të menaxhimit dhe zgjidhjes së konflikteve në shkollë përmes rrethit të paqes dhe dialogut restaurues. Projekti u zbatua fillimisht në tri shkolla të mesme në Tiranë, përkatësisht, "Arben Broci", "Eqerem Çabej" dhe "Ismail Qemali".

Aktualisht ky program po zbatohet në tri shkolla në qytetin e Beratit.