Promovimi dhe Konsolidimi i Drejtësisë Restauruese dhe Ndërmjetësimi Viktimë-Kundërvajtës për të Miturit

Mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dhe UNICEF

Qëllimi i programit ka qenë promovimi i drejtësisë restauruese dhe veçanërisht ndërmjetësimit viktimë-i akuzuar në zgjidhjen e konflikteve penale, ku janë përfshirë të mitur.
Projekti ishte vazhdim i programit pilot për ndërmjetësimin viktimë-i akuzuar ndërmarrë në kuadër të Reformës së Drejtësisë për të Miturit, zbatuar nga UNICEF dhe Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e BE-së dhe SIDA-s (Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar) në vitet 2006-2009.
Projekti u shtri në shtatë rrethe të vendit, respektivisht në Tiranë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.