Konferencë “Mbrojtja e fëmijëve në kontakt me ligjin nëpërmjet aplikimit të drejtësisë restauruese”.

Save the Children në partneritet me Fondacionin “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” organizuan më datë 13 Korrik 2015, Konferencën “Mbrojtja e fëmijëve në kontakt me ligjin nëpërmjet aplikimit të drejtësisë restauruese”.
Kjo konferencë pati si qëllim ndërgjegjësimin për rëndësinë e aplikimit të drejtësisë restauruese, format alternative të zgjidhjes së konflikteve si dhe shmangien nga procesi gjyqësor për fëmijët në kontakt me ligjin në Shqipëri.
Në këtë konferencë u prezantuan gjetjet kryesore të studimit mbi impaktin e aplikimit të drejtësisë restauruese për fëmijët në kontakt me ligjin në Shqipëri.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Zhvillimi institucional i drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit viktimë-kundërvajtës për të miturit” i cili zbatohet nga Save the Children dhe Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i  Mosmarrëveshjeve” dhe financohet nga Bashkimi Evropian.