Trajnim për punonjës të shërbimit të provës - Janar 2017

Mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës - përmes financimit nga UNICEF
 
Gjatë muajit janar 2017, si pjesë e projektit “Integrimi i të miturve në konflikt me ligjin përmes drejtësisë restauruese” u organizua trajnimi me temë “Drejtësia restauruese dhe ndërmjetësimit viktimë-kundërvajtës”. Trajnimi u ndoq nga 34 punonjës të shërbimit të provës nga zyrat vendore  Korçë, Pukë Lezhë, Tropojë, Sarandë, Lushnjë, Tiranë, Kukës, Mat, Shkodër, Vlorë, Berat, Kavajë, Peshkopi, Fier, Elbasan, si dhe disa studentë të programit Master në Administrimin e Drejtësisë të Fakultetit të Shkencave Sociale (UT).

Workshop-i u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës.

Në prezantimet e tyre, ekspertët e shërbimit të provës dhe të ndërmjetësimit u fokusuan në konceptin, filozofinë dhe vlerat e drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit, avantazhet e drejtësisë restauruese veçanërisht në rastet e të miturve në konflikt me ligjin, si dhe në bashkëpunimin institucional midis Shërbimit të Provës dhe shërbimit të ndërmjetësimit. Në trajnim iu kushtua rëndësi njohjes së zgjidhjes alternative të konflikteve, veçanërisht në fushën penale, bazës ligjore, dhe zhvillimit të këtyre alternativave në Shqipëri me mbështetjen e Bashkimit Europian e UNICEF-it, Save the Children, etj.