Fushat kryesore të veprimtarisë së Fondacionit
Aktiviteti kryesor i fondacionit përfshin:- Lobim, advokim për krijimin dhe përmirësimin e bazës ligjore të ndërmjetësimit;
- Ndërgjegjësim, informim dhe rritje kapacitetesh në fushën e zgjidhjes së konflikteve, formave alternative të zgjidhjes, komunikimit, dialogut, ndërmjetësimit, negocimit, drejtësisë restauruese, respektimit të diversitetit, etj.
- Ofrim i shërbimit të ndërmjetësimit.
- Studime, kërkime, botime manualesh, materiale promovuese, etj.
- Pilotim i programeve të ndryshme si:
- ndërmjetësimi i lidhur me gjykatën;
- drejtësia restauruese për të miturit;
- ndërmjetësimi i bashkëmoshatarëve në shkolla;
- menaxhimi ndërdisiplinor i rasteve të të miturve në konflikt/kontakt me ligjin;
- parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit;
- nxitja e dialogut ndërkulturor.