Fillesat e FZKPM-së
Pas ndryshimeve që ndodhën në Europën Qendrore dhe Lindore, pas vitit 1990 Shqipëria kaloi në një fazë të re të zhvillimit të saj politik dhe social.Sfidat e zhvillimeve të reja, sollën në Shqipëri, riorganizimin e sistemit të saj politik, social dhe ekonomik. Megjithatë, pavarësisht arritjeve, ky proces tranzicioni rezultoi të ishte i vështirë dhe shoqëria Shqiptare u përball me situata të vështira të cilat sollën dhunim të të drejtave të njeriut. Një nga të drejtat themelore të njeriut, e drejta për të bërë sa më të efektshëm përdorimin e strukturave ligjore dhe institucioneve, mbetën pothuajse të pazbatuara.Procesi i reformës ligjore dhe institucionale në Shqipëri në të vërtetë nuk i ka kushtuar vëmendje detyrimeve për ndihmën ligjore nga shteti për njerëzit me kushte të vështira ekonomike. Zbatimi praktik i garantimit të të drejtëve të njeriut, mbetet në një shkallë të lartë, i varur në statusin social dhe të mirat materiale.
Bazuar në këto sfida, Fondacioni Shqiptar "Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi Mosmarrëveshjeve" (FZKPM) u themelua në Dhjetor të vitit 1995, me iniciativën e një grupi ekspertësh nga fusha e drejtësisë, sociologjisë dhe kulturës, me mbështetjen e DANIDA-s. FZKPM është organizatë jo qeveritare, jo fitimprurëse dhe jo fetare, i hapur për bashkëpunim me fondacione dhe organizata të tjera. FZKPM është organizatë profesionale, që kontribuon në ngritjen e kapaciteteve për zgjidhjen paqësore të konflikteve përmes metodës së ndërmjetësimit dhe ndryshimeve demokratike në Shqipëri. Misioni i FZKPM është të ofrojë asistencë për demokratizimin e shoqërisë shqiptare përmes zgjidhjes dhe pajtimit të konflikteve dhe mosmarrëveshjeve ndërmjet individëve ose grupeve sociale.
Institucioni i ndërmjetësimit është bërë i njohur në shoqërinë shqiptare për vlerat e tij pozitive dhe rezultatet e mira krahasuar me mënyrat e tjera të zgjidhjes së konflikteve dhe mosmarrëveshjeve në shoqëri. Megjithatë, shërbimi i ndërmjetësimit ka nevojë për vëmendje dhe investime të mëtejshme, për të konsoliduar atë çka është arritur deri tani dhe për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në forcimin e kësaj alternative në Shqipëri.