Manual "SHËRBIMI I NDËRMJETËSIMIT DHE DREJTËSIA RESTAURUESE PËR TË MITURIT NË KONFLIKT ME LIGJIN - Për të miturit në sistemin penitenciar"






Ky manual botohet në kuadër të projektit “Institucionalizimi i Drejtësisë Restauruese dhe Ndërmjetësimit Viktimë-Kundërvajtës për të Miturit në Shqipëri”, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga organizata Save the Children në partneritet me Fondacionin “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve”.

Përgatitja e manualit u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Manuali i botuar reflekton një gërshetim të përvojës ndërkombëtare dhe asaj shqiptare në zbatimin e ndërmjetësimit dhe praktikës restauruese për të miturit në konflikt me ligjin. Gjithashtu, manuali përmban një sërë rregullimesh ligjore dhe standardesh që duhet të njihen dhe përvetësohen nga punonjësit e sistemit penitenciar të cilët punojnë me të miturit në konflikt me ligjin. Për më tepër, manuali prezanton qartë idenë se sistemi penitenciar duhet të ofrojë një mjedis ku të miturit, në bashkëpunim me punonjësit, prindërit dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile duhet të përfshihen aktivisht në aktivitete rehabilituese, ri-integruese dhe pajtuese.