Zhvillimi Institucional i Drejtësisë Restauruese dhe Ndërmjetësimit Viktimë-Kundërvajtës për të Miturit në Shqipëri

Janar 2014 - Dhjetor 2015
 
Financuar nga: Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe kontribut nga Save the Children Norvegji
 
Projekti 2-vjeçar "Zhvillimi institucional i Drejtësisë Restauruese dhe Ndërmjetësimit Viktimë-Kundërvajtës për të Miturit në Shqipëri" u zbatua në partneritet nga Save the Children dhe Fondacioni "Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve".
Shtrirja e projektit:  rrethet Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Korçë dhe Vlorë

Përmes këtij projekti u synua konsolidimi dhe institucionalizimi i drejtësisë restauruese, me një fokus të veçantë për të miturit dhe grupet vulnerabël.
Projekti u fokusua në promovimin dhe përdorimin e drejtësisë restauruese si një mënyrë e devijimit nga procedimi penal i të miturve, duke kontribuar dhe monitoruar në këtë mënyrë detyrimet e Shqipërisë në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së stabilizimit Asociimit dhe Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve. 
 
Një komponent i projektit ishte dhe menaxhimi i rasteve përmes ndërmjetësimit viktimë-autor dhe takimeve në grup. 186 raste u menaxhuan përmes ndërmjetësimit viktimë-autor dhe 224 raste përmes takimit në grup. Praktika e suksesshme e zgjidhjes së konflikteve ku janë të përfshirë të mitur nga komuniteti rom, përmes takimit në grup është një praktikë pozitive që duhet promovuar dhe përdorur më gjerë.