Forcimi i dialogut ndërkulturor si mjet për bashkëpunimin midis të rinjve dhe nxitjes së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon - Prill -Tetor 2022, financuar nga WBF dhe EU

Projekti ka bërë bashkë tri organizata: Fondacioni "Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve" (Shqipëri), Nansen Dialog Center Mostar (Bosnjë dhe Herzegovinë) dhe Interactive Education and Resource Network (Maqedonia e Veriu) në bashkëpunim të ngushtë me tri shkolla të mesme në vendet përkatëse: "Petro Nini", Tiranë, Gimnazija Mostar dhe "Orde Chopela" – Prilep.


 
Projekti synon të nxisë bashkëpunimin dhe dialogun ndërkulturor midis të rinjve nga këto vende për të kontribuar në ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe paqes në rajon. Ata do të përfshihen në aktivitete të përbashkëta trajnunese, argëtuese dhe krijuese.  
 
Projekti financohet nga Western Balkans Fund dhe Bashkimi Europian si pjesë e Skemës së Granteve Rajonale, pjesë e
projektit “Mbështetje për promovimin e aktiviteteve të shoqërisë civile
në Ballkanin Perëndimor.