“EmPoMe - Zgjerimi dhe Fuqizimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri”, Dhjetor 2021 – Janar 2025, financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim
Prej pak muajsh ka filluar zbatimi i projektit “EmPoMe - Zgjerimi dhe Fuqizimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri”, që drejtohet nga CSSP – Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues, në partneritet me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve (DHKN) dhe Fondacionin “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” (FZKPM). Projekti është vazhdim i ndërhyrjes për forcimin e sistemit të ndërmjetësimit në Shqipëri të ndërmarrë nga CSSP dhe partnerët, Ministrinë e Drejtësisë, DHKN dhe FZKPM, me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme Norvegjeze dhe kontribut nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, gjatë viteve 2018-2021Drejtimet kryesore në të cilat do të fokusohet projekti përfshijnë:
• Rritja e ndërgjegjësimit të publikut dhe aktorëve institucionalë për përparësitë e përdorimit të ndërmjetësimit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
• Rritja e aftësive dhe kapaciteteve të ndërmjetësve, për të siguruar një shërbim cilësor;
• Nxitja e referimit të çështjeve nga institucionet publike dhe referuese si, ndër të tjera, gjykatat, prokuroritë, shërbimi i provës, policia, etj;
• Forcimi i rolit mbikëqyrës të Ministrisë së Drejtësisë.
• Forcimi i Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve.