Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit
Koha e zbatimit: 1 mars - 31 dhjetor 2018Mbështetur nga: USAID në kuadër të projektit "Zhvillimi dhe bashkëpunimi i përshpejtuar i shoqërisë civile"
Përmes aktiviteteve të zhvilluara u prezantuan modelet më të mira të pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit në shkolla dhe komunitet si dhe të promovohen toleranca dhe mirëkuptimi si forma të efektshme për të parandaluar qëndrimet dhe sjelljet ekstremiste dhe radikale.
Përfitues të këtij projekti ishin të rinj aktivistë, burra, gra, aktivistë dhe drejtues të komuniteteve fetare, mësues si dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, qeveria vendore dhe komuniteti i gjerë.
Ndër objektivat përmendim: rritjen e kapaciteteve të të rinjve dhe grave, drejtuesve dhe aktivistëve të komuniteteve fetare, përfaqësuesve të qeverisjes vendore dhe mësuesve në fushën e zgjidhjes së konflikteve, paqes, tolerancës, si vlera demokratike dhe mënyra efektive kundër ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet trajnimeve të organizuar në kuadër të projektit; rritjen e pjesëmarrjes aktive të aktorëve të komunitetit lokal përmes forumeve dhe debateve të hapura për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit; informimin dhe shkëmbimin e ideve, njohurive, praktikave të mira dhe përvojave në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit nëpërmjet fletëpalosjeve, forumeve dhe tryezave të rrumbullakëta.