Thirrje për psikolog - Shkodër, Pukë
Konsorciumi i përbërë nga Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” dhe Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” po zbatojnë projektin “Forcimi i qasjeve ndërdisiplinore në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin” në rrethet Shkodër dhe Pukë, gjatë periudhës Tetor 2021 - Mars 2022.Projekti është ndërmarrë si pjesë e Programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria" - nismë e rëndësishme e zbatuar nga një sërë organizatash ndërkombëtare dhe vendore, të drejtuara nga UNICEF Shqipëri, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Në kuadër të këtij projekti organizatat partnere, kërkojnë të angazhojnë dy psikologë, respektivisht në Bashkitë Shkodër dhe Pukë.
Për më shumë informacion, ndiqni linkun