Njoftim për ofrimin e mundësisë së komunikimit/negocimit online për ndërmjetësim
Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve”, me një përvojë 25-vjeçare në menaxhimin dhe zgjidhjen jashtë rrugës gjyqësore, me ndërmjetësim të konflikteve dhe mosmarrëveshjeve, njofton për mundësinë e komunikimit/negocimit online për ndërmjetësim. Kjo mënyrë e re diktohet nga situata e krijuar nga Covid-19 për të respektuar rregullat e vendosura të distancimit fizik.Sipas përcaktimeve në ligjin e ndërmjetësimit, shërbimi i ndërmjetësimit ofrohet për mosmarrëveshjet civile, kontraktuale, të fushës së biznesit, familjare, si dhe penale.
Komunikimi/negocimi për ndërmjetësim do të ofrohet përmes platformave online, si aplikacionet WhatsApp/ Skype /Zoom etj, gjithnjë duke respektuar vullnetin e palëve për mënyrën e përdorur.
Shërbimi ofrohet pa pagesë për të gjithë të interesuarit.
Nëse keni një mosmarrëveshje dhe jeni të interesuar për ta zgjidhur me ndërmjetësim, ose dëshironi më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni në adresën e email-it: mediation@afcr.al