Thirrje për shprehje interesi për të marrë pjesë në workshop-in për ndërmjetës dhe lehtësues të proceseve restauruese:

Ju ftojmë të shprehni interesin tuaj për të marrë pjesë workshop-in njëditor me tematikë: “Shmangia, drejtësia restauruese dhe ndërmjetësimi - Si të drejtojmë me efektivitet një proces restaurues”, datë 4 tetor 2018, Hotel Mondial, Tiranë.
 
Workshopi organizohet në kuadër të projektit  "Mbështetje për të miturit viktima dhe kundërvajtës përmes drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit" që zbatohet nga Fondacioni Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve, si pjesë e skemës së granteve të projektit  “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendrën e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.
 
Për më shumë informacion, ndiqni linkun