Mbështetje për të miturit viktima dhe kundërvajtës përmes drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit
Fondacioni "Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve" ka filluar zbatimin e projektit "Mbështetje për të miturit viktima dhe kundërvajtës përmes drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit" si pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendrën e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.
Ky projekt u zbatua në rrethet Tiranë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër dhe Elbasan, në periudhën Dhjetor 2017 - Maj 2019. Përfitues të këtij projekti ishin të mitur dhe të rinj të përfshirë në vepra penale, specialistë të sistemit të drejtësisë për të mitur dhe ndërmjetës.
Qëllimi i projektit ishte të kontribuojë në përmirësimin e aksesit në masat alternative për të miturit dhe të rinjtë në kontakt me ligjin përmes aplikimit të ndërmjetësimit viktimë-kundërvajtës dhe drejtësisë restauruese. Komponentët kryesorë të projektit përfshinë:
- Rritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve publike për vlerat dhe nevojën e aplikimit të devijimit, drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit viktimë-kundërvajtës për të rinjtë në kontakt me ligjin;
- Rritjen e kapaciteteve të specialistëve të sistemit drejtësisë për të mitur dhe ndërmjetësit në zbatim të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit (veçanërisht në lidhje me devijimin, drejtësinë restauruese dhe ndërmjetësimin);
- Menaxhimi përmes drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit viktimë-kundërvajtës i rasteve ku përfshihen viktima dhe kundërvajtës të mitur.