KREU
KUSH JEMI
Histori
Misioni-Vizioni-Objektiva
Baza Ligjore
Stafi
VEPRIMTARI
Trajnime/ Informim dhe ndërgjegjesim
Shërbimi i ndërmjetësimit
Programi i drejtësisë restauruese
Programi i ndërmjetësimit në shkolla
Studime e Kërkime
Galeria
PROJEKTE
PUBLIKIME
Manuale
Gazeta
Studime
PARTNERË
Donatorë
Partnerë
Rrjete
TË REJA
KONTAKT
Fushat e veprimtarise
Trajnime, Informim & Ndërgjegjësim
FZKPM ofron trajnime në fushën e menaxhimit dhe transformimit të konflikteve, ndërmjetësimit, drejtësisë restauruese. Ndër vite janë organizuar trajnime, takime të shumta sensibilizuese me grupe të ndryshme si, gjyqtarë, prokurorë, oficerë policie, avokatë, ndërmjetës, pushtetin vendor, mësues, nxënës, etj. Ndërmjetësimi është promovuar gjithashtu dhe përmes medias së shkruar dhe elektronike.
Shërbimi i ndërmjetësimit
Fondacioni ofron shërbimin e ndërmjetësimit në përputhje me legjislacionin përkatës për këtë shërbim. Ne ofrojmë shërbimin e ndërmjetësimit në fushat përkatëse: civile, familjare dhe penale. Nëse keni nevojë për ndihmesën tonë, ju lutemi na kontaktoni.
Drejtësia restauruese
Drejtësia restauruese, një qasje alternative në zgjidhjen e pasojave që vijnë nga kryerja e një vepre penale, po promovohet, zhvillohet dhe zbatohet në mbarë botën. FZKPM, në bashkëpunim me aktorët institucionalë dhe me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm ka zbatuar projekte për promovimin dhe zbatimin e kësaj alternative edhe në Shqipëri, veçanërisht për të miturit. Një kontribut i madh është përfshirja e drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur.
Programi i ndërmjetësimit në shkolla
Edukimi i brezit të ri me kulturën e paqes, tolerancës, mirëkuptimit, respektimit të diversitetit, dhe zgjidhjes së konflikteve përmes ndërmjetësimit ka qenë ndër komponentët kryesorë të FZKPM-së që prej krijimit të tij. Aktualisht programi po zbatohet në 19 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në 9 rrethe të vendit, me mbështetjen e Save the Children dhe programit SACP.
Studime
Ndër vite, FZKPM, ka kryer shumë studime në lidhje me tema të ndryshme në fushën e demokracisë, zgjidhjes së konflikteve, ndërmjetësimit, drejtësisë restauruese, harmonisë fetare, etj. Për më shumë informacion për studimet e kryera nga FZKPM, shikoni rubrikën e publikimeve.
Trajnime/ Informim dhe ndergjegjesim
Dita e Drejtësisë për të Mitur - Nënshkruhet Marrëveshja shumëpalëshe e bashkëpunimit ndër-institucional për zbatimin e drejtësisë miqësore për të miturit, Shkodër, 25 Maj 2022
Seminar mbi Mekanizimin e Referimit të Çështjeve në Ndërmjetësim, Elbasan, 29 Qershor 2022
Trajnimi i specializuar për ndërmjetës me tematikë “Drejtësia restauruese dhe ndërmjetësimi për të miturit” 12-14 Tetor 2022
Trajnim për punonjës të shërbimit të provës - Janar 2017
Cikël trajnimesh për ndërmjetës në bashkëpunim me Slynn Foundation - UK
Te rejat e fundit
Thirrje për shprehje interesi - Pjesëmarrje në "Trajnim i Trajnerëve në Fushën e Ndërmjetësimit", 14-16 Qershor 2022
09/05/2022
Thirrje për Mentor Integrimi - Shkodër, Pukë
15/02/2022
Institucionet e drejtësisë, zbatimit të ligjit dhe ato shërbimofruese bëhen bashkë për trajtimin e rasteve të fëmijëve në konflikt a kontakt me ligjin
15/12/2021