Ndërmjetësimi mes Moshatarësh dhe Dialogu Restaurues në Mjediset Shkollore

Si pjesë e projektit "Forcimi i Sistemit të Drejtësisë për të Miturit në Shqipëri" të ndërmarrë nga Save the Children, FZKPM me mbështetjen e organizatës "Save the Children", po zbaton komponentin e ndërmjetësimit mes bashkëmoshatarësh dhe dialogut restaurues në mjediset shkollore, për periudhën Janar - Dhjetor 2014.

Projekti po zbatohet në 16 shkolla nëntë-vjeçare dhe të mesme në 8 rrethe të Shqipërisë, përkatësisht në Tiranë, Durrës, Malësi e Madhe, Elbasan, Korçë, Shkodër, Vlorë, Fier. Grup i targetuar janë nxënës të shkollave, mësues, psikologë, prindër, oficerë të policisë, të cilët do të ndërgjegjësohen dhe rrisin kapacitetet e tyre në fushën e ndërmjetësimit dhe dialogut restaurues. Përmes zbatimit të projektit, synohet të parandalohen dhe reduktohen sjelljet e dhunshme në mjediset shkollore, përfshirja e nxënësve, prindërve dhe mësuesve në zgjidhjen e situatave konfliktuale, krijimi i mundësive për integrimin e ndërmjetësimit dhe dialogut restauruese në programet /kurrikulat shkollore.