Zbatimi i Drejtësisë Restauruese dhe Ndërmjetësimit Viktimë-Kundëvajtës në Shërbimin e Provës
Projekti "Zbatimi i Drejtësisë Restauruese dhe Ndërmjetësimit Viktimë-Kundërvajtës në Shërbimin e Provës" i zbatuar në vitet 2012-2013, u mbështet nga Delegacioni i BE-së në Tiranë, (nën programin e Instrumentit për Demokratizimin dhe të Drejtat e Njeriut), si dhe UNICEF, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës.Qëllimi i projektit ishte nxitja e zbatimit të drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit në rastet e të dënuarve që mbikëqyren nga shërbimi i provës dhe palët e dëmtuara nga veprat penale.
Ky projekt ka qenë vazhdimi i investimit të bërë vitet e fundit për promovimin e drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit në Shqipëri, me mbështetjen e BE-së dhe UNICEF-it.
Risi e këtij projekti është se ai do të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit me Shërbimin e Provës dhe do të ketë shtrirje më të gjerë gjeografike.
Projekti u zbatua në rrethet Tiranë, Korçë, Durrës, Fier, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan, Lezhë.