Njohja dhe respektimi i diversitetit kulturor - një nxitje për bashkëpunimin ndërkulturor të të rinjve

Periudha e zbatimit: Mars - Nëntor 2014
 

FZKPM ishte një nga organizatat partnere në zbatimin e projektit “Njohja dhe respektimi i diversitetit kulturor - një nxitje për bashkëpunimin ndërkulturor të të rinjve”

Aktivitetet e projektit u realizuan në bashkëpunim me Komisionin Kombëtarë të Maqedonisë për UNESKO-n me mbështetjen financiare të Zyrës Rajonale të UNESKO-s në Venecia, Itali.

Në kuadër të projektit, organizata partnere nga Maqedonia dhe Shqipëria kontribuan në bashkëpunimin ndërkulturorë të të rinjve nga të dy vendet përmes njohjes dhe vlerësimit të diversitetit kulturor dhe traditave përmes aktiviteteve bashkëpunuese të realizuara përmes teknologjisë së komunikimit dhe informacionit. 

FZKPM i realizoi aktivitetet e tij në bashkëpunim me shkollat e mesme “Arben Broci“ dhe “Eqerem Çabej“ në Tiranë.

Për më shumë informacion për projektin ndiqni linkun.