Rritja e Kapaciteteve të Komunitetit Rom për Menaxhimin dhe Zgjidhjen e Konflikteve të Jetës së Përditshme

Mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros
Dhjetor 2009 - Nëntor 2010

Projekti "Rritja e kapaciteteve të komunitetit rom për menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve të jetës së përditshme", i zbatuar nga Fondacioni "Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve" në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Unionit të Romeve të Shqipërisë - Amaro-Drom, dhe i  mbështetur  nga Fondacioni "Shoqëria e Hapur për  Shqipërinë", SOROS. Projekti u zbatua gjatë periudhës 1 Dhjetor 2009 - 30 Nëntor 2010, duke i shtrirë  aktivitetet e parashikuara në projekt me përfaqësues të komunitetit rom në tre rrethe të Shqipërisë, në Levan (Fier),  Shkozet  (Durrës) si dhe në qytetin e  Lezhës.

Projekti u përqendrua në disa drejtime kryesore, të cilat përbënin dhe elementet kryesore të përmbushjes së qëllimeve të  tij, si workshopet ndërgjegjësuese dhe tryezat e rrumbullakëta, seminaret trajnuese, zgjidhja e konflikteve në komunitet, sensibilizimi i opinionit publik për projektin nëpërmjet medias dhe botimeve, etj.