Prezantimi i projektit: ‘Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Integrimin e Komunitetit Rom - ECSORI” - 12 Mars 2018, Tiranë

 Qendra Burimore Kombëtare për Trajnimin dhe Asistencën Teknike - ANTTARC organizon më 12 Mars 2018, te Hotel Mondial, aktivitetin prezantues për projektin ‘Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Integrimin e Komunitetit Rom - ECSORI” (Empowering Civil Society Organizations for Roma Integration).

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri mbështet konsorciumin e drejtuar nga ANTTARC, në bashkëpunim me Unionin për Zhvillimin dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri- Amaro-Drom dhe Fondacionin “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve- AFCR, nën programin IPA 2016/2017 - Programi për Instrumente për Shoqërinë Civile dhe Median - Mbështetje për Kapacitetet e Organizatave të Shoqërisë Civile, Shqipëri.

Projekti do të kontribuojë në zbatimin e të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane përmes advokimit për qeverisje të mirë dhe llogaridhënies nga institucionet publike përgjegjëse.