JAVA E DREJTËSISË RESTAURUESE 2017 - EUROPË 19-26 / 11/2017

Java Ndërkombëtare e Drejtësisë Restauruese (#RJWeek), e promovuar nga Forumi Europian për Drejtësinë Restauruese, do të zhvillohet në të gjithë Evropën dhe më gjerë, në javën mes 19 dhe 26 nëntor 2017. Si zakonisht, tema e kësaj jave është NXITJA E INOVACIONIT.

FZKPM, një anëtar i EFRJ (European Forum for Restorative Justice), do të organizojë aktivitete promovuese gjatë javës:

21 nëntor 2017 - Shfaqja e filmit "Një bisedë" për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale (Universiteti i Tiranës)

23 nëntor 2017 - Shfaqja e filmit "Një bisedë" për studentët e programit Master në Administrimin e Drejtësisë (Universiteti i Tiranës)

Të dy aktivitetet do të pasohen nga diskutime mbi Drejtësinë Restauruese, vlerat dhe mundësitë për rritjen e aplikimit të saj në Shqipëri.