Forum "Zgjidhja Alternative e Mosmarrëveshjeve / Ndërmjetësimi në Çështjet Civile dhe Tregtare", 29 Mars 2017, Tiranë





Forumi “Zgjidhja Alternative e Mosmarrëveshjeve (ADR) / Ndërmjetësi në rastet tregtare", mbajtur më 29 mars 2017 në Tiranë, u organizua bashkërisht nga Qendra për ADR, Itali, dhe Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve”.

Në Forum morën pjesë përfaqësues nga Parlamenti, Këshilli i Ministrave, Projekti i Binjakëzimit për Forcimin e ADR / Ndërmjetësimit në Shqipëri, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve, BERZH, avokatë, këshilltarë ligjorë, ndërmjetës dhe pedagogë.

Forumi kishte për qëllim prezantimin e modelit të avancuar dhe të suksesshëm për ADR / ndërmjetësim në mosmarrëveshjet civile dhe tregtare të zbatuar në Itali dhe mësimet e nxjerra nga vendet e tjera të BE-së dhe Rumania. Një synim tjetër ishte shkëmbimi i ideve se si ky model mund të adoptohet në Shqipëri.

Në prezantimin e tij, z. Leonardo D'Urso, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës ADR në Itali, së pari paraqiti përvojën e tyre në zhvillimin e ADR / Ndërmjetësimit në rastet civile dhe tregtare. Qendra ADR administron më shumë se 5.000 ndërmjetësime në vit, me 30 zyra të themeluara në Itali. Është ofruesi më i madh i ADR-së në Evropë. Përveç ofrimit të shërbimeve të ndërmjetësimit, Qendra e ADR-së është e fokusuar dhe në ngritjen dhe funksionimit të qendrave të ADR-së dhe ndërmjetësimit në mbarë botën dhe gjithashtu zhvillon programe trajnimi në fushën e negocimit dhe ndërmjetësimit bazuar në praktikën e përditshme.

Duke vijuar, z. D'Urso prezantoi  një analizë së hollësishme nga Parlamenti i BE-së mbi zbatimin e Direktivës për Ndërmjetësim "Arritja e një Marrëdhënie të Balancuar ndërmjet Ndërmjetësimit dhe Procedurës Gjyqësore", i kryer në vitin 2016, duke iu referuar katër modeleve të ndërmjetësimit të përdorura në zbatimin e Direktivës: ndërmjetësimi i plotë vullnetar; Ndërmjetësimi vullnetar me stimuj dhe sanksione; Seanca fillestare e ndërmjetësimit dhe ndërmjetësimi i plotë i detyrueshëm.

Ai ndau me pjesëmarrësit mekanizmat për mënyrën e matjes të efektivitetit të modelit të ndërmjetësimit, të fokusuara në "thelbin" e modelit italian të ndërmjetësimit, sipas të cilit palët dhe avokatët e tyre kërkohet që të marrin pjesë në një seancë fillestare të ndërmjetësimit dhe pastaj të vendosin të hyjnë në procedurën e plotë ose jo. U prezantuan statistikat mbi rastet e menaxhuara përmes ndërmjetësimit dhe rritjes së numrit të rasteve të ndërmjetësuara si një ndikim i 'seancës së parë të ndërmjetësimit të kërkuar'.

Tema të tjera të trajtuara nga z. D'Urso kishin të bënin me diskutimin nëse ndërmjetësimi është një pengesë për aksesin në drejtësi apo jo, rolin e avokatëve në procesin e ndërmjetësimit, sfidat dhe nevoja për përmirësime.

Z. D'Urso përfundoi prezantimin e tij duke iu referuar mësimeve të nxjerra në 10 vitet e fundit në BE për të rritur efikasitetin e drejtësisë civile përmes ndërmjetësimit. Ai përmendi se statistikat tregojnë se 'seanca e parë e ndërmjetësimit e detyrueshme' është i vetmi model efektiv dhe i provuar që gjeneron raste ndërmjetësimi në një periudhë të shkurtër kohore. Sa i përket raportit të shkallës së suksesit, ai përmendi se kjo varet nga kompetencat dhe aftësitë e ndërmjetësimit dhe efikasitetit të administrimit të ofruesit të ndërmjetësimit.

Forumi u pasua me një prezantim nga z. Constantin-Adi Gavrila, drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të ADR-së. Ai paraqiti një pasqyrë të zhvillimit të ndërmjetësimit në Rumani dhe ndau disa mësime të nxjerra nga gabimet e së shkuarës. Z. Gavrila përmendi se është e rëndësishme për të arritur qëndrueshmërinë duke adresuar nevojat e sotshme pa kompromentuar nevojat e së nesërmes. Ai përmendi se për të pasur një sistem të qëndrueshëm të ndërmjetësimit, ekziston nevoja për një kornizë ligjore "të zgjuar", që të mundësojë programet pilot përpara se të zgjerohet, të zhvillojnë mekanizma monitorimi, të mbajnë qeverinë të përfshirë dhe të lejojnë një periudhë testimi dhe vlerësimi. Ai gjithashtu u përqendrua në qasjen efikase për të siguruar cilësinë, siç është zhvillimi i standardeve për programin e trajnimit, trajnerët dhe ofruesit e trajnimeve; të zhvillojë një proces vlerësimi realist; të lejojë kohë të mjaftueshme praktike; dhe të shmangë konfliktin e interesit.

Prezantimet u pasuan nga një seancë me komenteve, pyetje dhe përgjigjeve. Pjesëmarrësit ishin të interesuar të mësonin më shumë për marrëdhëniet ndërmjet gjykatës (gjyqtarëve) dhe ndërmjetësimit, se si është e rregulluar procedura në Itali, duke përmendur vështirësitë që ekzistojnë në Shqipëri në këtë drejtim. Nga disa pjesëmarrës u nda përvoja pilot në ndërmjetësimin në gjykatë në Shqipëri, e pasuar nga diskutimi përse kjo përvojë nuk ishte e qëndrueshme. Çështje të tjera të diskutuara ishin në lidhje me sigurimin e cilësisë së ndërmjetësimit, konfliktin e interesit etj.

Forumi u konsiderua si hap i parë i shkëmbimit të përvojave dhe promovimit të praktikave më të mira që mund të përshtaten në Shqipëri dhe të mësuarit nga përvoja e vendeve të tjera.



[1] ADR - Alternative Dispute Resolution - Zgjidhja Alternative e Mosmarrëveshjeve