FZKPM vlerëson dhe kualifikon ndërmjetës për Certifikim nga Instituti Ndërkombëtar i Ndërmjetësimit

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se FZKPM-ja është aprovuar nga Komisioni i Pavarur i Standardeve i Institutit Ndërkombëtar të Ndërmjetësimit (International Mediation Institute - IMI) për të vlerësuar dhe kualifikuar ndërmjetës për Certifikim nga IMI-i përmes Programit tonë të Vlerësimit të Kualifikimit.

Për më shumë informacion për Programin tonë të Vlerësimit të Kualifikimit për Certifikimin nga IMI-i, ndiqni linkun mëposhtëm: http://imimediation.org/qap-profile-afcr

Mirëpresim aplikime nga ndërmjetës për Certifikim nga IMI-i.


Nëse jeni të interesuar, ju lutem na shkruani në adresën e e-mail-it: IMIQAP@mediationalb.org