Fushat e veprimtarise
  • Trajnime, Informim & Ndërgjegjësim

    FZKPM ofron trajnime në fushën e menaxhimit dhe transformimit të konflikteve, ndërmjetësimit, drejtësisë restauruese. Ndër vite janë organizuar trajnime, takime të shumta sensibilizuese me grupe të ndryshme si, gjyqtarë, prokurorë, oficerë policie, avokatë, ndërmjetës, pushtetin vendor, mësues, nxënës, etj. Ndërmjetësimi është promovuar gjithashtu dhe përmes medias së shkruar dhe elektronike.
  • Shërbimi i ndërmjetësimit

    Fondacioni ofron shërbimin e ndërmjetësimit në përputhje me legjislacionin përkatës për këtë shërbim. Ne ofrojmë shërbimin e ndërmjetësimit në fushat përkatëse: civile, familjare dhe penale. Nëse keni nevojë për ndihmesën tonë, ju lutemi na kontaktoni.
  • Drejtësia restauruese

    Drejtësia restauruese, një qasje alternative në zgjidhjen e pasojave që vijnë nga kryerja e një vepre penale, po promovohet, zhvillohet dhe zbatohet në mbarë botën. FZKPM, në bashkëpunim me aktorët institucionalë dhe me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm ka zbatuar projekte për promovimin dhe zbatimin e kësaj alternative edhe në Shqipëri, veçanërisht për të miturit. Një kontribut i madh është përfshirja e drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur.
  • Programi i ndërmjetësimit në shkolla

    Edukimi i brezit të ri me kulturën e paqes, tolerancës, mirëkuptimit, respektimit të diversitetit, dhe zgjidhjes së konflikteve përmes ndërmjetësimit ka qenë ndër komponentët kryesorë të FZKPM-së që prej krijimit të tij. Aktualisht programi po zbatohet në 19 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në 9 rrethe të vendit, me mbështetjen e Save the Children dhe programit SACP.
  • Studime

    Ndër vite, FZKPM, ka kryer shumë studime në lidhje me tema të ndryshme në fushën e demokracisë, zgjidhjes së konflikteve, ndërmjetësimit, drejtësisë restauruese, harmonisë fetare, etj. Për më shumë informacion për studimet e kryera nga FZKPM, shikoni rubrikën e publikimeve.